Borëbardha e vërtetë quhej Sophia. Heroina e përrallës së famshme të vëllezërve Grimm ka ekzistuar dhe jeta e saj frymëzoi autorët për realizmin e një prej historive më të dashura për gjenerata të tëra në mbarë botë.

Emri i vërtetë i saj ishte Sophia Margaret Catherine Von Erthal dhe jetonte në Bavari të Gjermanisë. Së fundmi në një kantinë të Bamberg, është zbuluar një lapidar mermeri që sipas drejtorit të muzeut të Fofburg, i përkiste Borëbardhës reale.

Por ndryshe nga versioni që ne njohim, në realitet jeta e gruas nuk pati një fund të lumtur. Ajo u verbua kur ishte e re dhe vdiq në një konventë në moshën 71-vjeçare dhe ndërkohë asnjë ‘princ i kaltër’ apo puthje magjike nuk ishin pjesë e jetës së saj.

Sipas Holger Kempkens, drejtorit të muzeut Dioqezan, zbulimi i lapidarit ku ishte i gdhendur edhe emri i saj, është i rëndësishëm, pasi në atë kohë ishin të rralla gratë që nderoheshin pas vdekjes. Gjithashtu ai shton se të dhënat mbi jetën e saj përputhen në shumë detaje në përrallën e famshme, Borëbardha.

Vajza në moshën 16-vjeçare u detyrua nga njerka të dëbohej nga shtëpia e saj dhe të endej në pyjet përreth, ndërsa në ndihmë i erdhën pikërisht punëtorët e minierave që ishin në pronësi të babait të saj.

Klan Plus