Kush janë 3 personat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë


Kush janë 3 personat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë

15:51 13/08/2020

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre personave.

Ata janë Elsido Sani, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Kujtim Xhufi, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Elidon Bendajaias (alias Erion Lamaj) banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al




Të ngjashme