Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar shkresën për të deklaruar pasurinë 4 personave nga qarku i Korçës.

Ata janë Erjon Llapushi nga Pogradeci, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Personi i dytë është Arben Pilinçi banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”.

I treti është Theodhor Dhamo banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Personi i katërt është Vangjel Zguri banues në Korçë pasi Gjykata e Lartë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thotë OFL në njoftimin për mediat. /tvklan.al