Policia e Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal që falsifikonte viza dhe trafikonte qenie njerëzore në Kanada, Britani të Madhe dhe vende të tjera të botës.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë me dije se janë arrestuar 15 persona, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Shtatë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, kurse 2 të tjerë në detyrim paraqitje.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën një vit më parë të iniciuara nga sigurimi diplomatik në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. 24 anëtarët e kësaj organizate falsifikonin dokumentet, të cilat më pas i dërgonin nëpërmjet agjencive turistike.

Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Të arrestuarit:

Bukurie Ahmetaj

Elvis Ahmetaj

Shkelzen Avdyli

Glajdi Lika

Eduart Haxhiu

Altin Memaj

Blerim Çoka

Admir Spahiu

Azem Tanushi

Xhelil Dauti

Mark Gjinaj

Juxhin Tirana

Ilir Ferhati

Elvis Qemaj

Gëzim Gjonaj

Personat në arrest shtëpie:

G.B.

A.K.

B.T.

B.I.

B.M.

A.M.

E.B.

Personat në detyrim paraqitje:

D.S.

A.C.

/tvklan.al