Kush janë emrat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë



Kush janë emrat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë

11:41 15/07/2020

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave të tjerë.

Ata janë Jorgo Zguri banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Kristi Pojani banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Gjergji Ziu banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim. Bashkim Demrozi banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al




Të ngjashme