Klan Plus zbardh emrat

Gazetarja Aida Topalli zbardh emrat e drejtuesve të grupit kriminal që u godit në operacionin ndërkombëtar italo-shqiptar, ku u arrestuan 37 persona dhe u sekuestrua një sasi droge me vlerë mbi 40 milionë euro.

Ata janë Robert Muftari dhe Elton Hamza. Këta dy persona, në bashkëpunim me të tjerë, tashmë shumica të arrestuar, prej vitit 2015 krijuan një grup kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Vlora në drejtim të Barit.

Policia italiane kishte informacione për aktivitetin e këtyre personave. Ato u përgjuan prej të paktën 4 vitesh. Në këtë hark kohor janë goditur disa herë nga forcat e rendit, duke iu sekuestruar drogë dhe euro, por ata sërish nuk e ndaluan aktivitetin e tyre. Kështu Antimafia italiane kërkoi bashkëpunimin e SPAK, pasi grupi drejtohej nga shqiptarë.

10 pjesëtarë të këtij grupi kriminal u arrestuan në Shqipëri, 7 në Vlorë dhe 3 në Tiranë.

Klan Plus