Kush janë më të kërkuarit në Google

Kush janë më të kërkuarit në Google

22:24 04/01/2020

Prestigjiozja “Forbes” ka publikuar personat më të kërkuar në Google për vitin 2019. Në krye të top dhjetëshes është Antonio Brown, futbollisti 31 – vjeçar nga Amerika.

Pas tij renditet Jussie Smollett, aktori dhe këngëtari amerikan që ka rrëmbyer zemrën e publikut.

Ai ndiqet nga James Charles, i njohur për operacionet e shumta plastike. Ndërhyrjet kirurgjikale janë kryer kryesisht në fytyrë dhe pamja e re e tij ngjan me paraqitjen e një femre.

Komediani i njohur Kevin Hart nuk kishte si të mungonte në këtë listë. Një pozicion më poshtë është Robert Sylvester Kelly, ylli amerikan i njohur për këngët, tekstet e këngëve apo aftësitë në basketboll.

Në fakt, përfshirja në listën e personazheve VIP është ndikuar vetëm nga buja e madhe mediatike që kanë bërë këta persona, nisur nga ngjarjet apo skandalet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Në 5 vendet e fundit renditen 21 Savage, Lori Loughlin, Jordyn Woods, Bryce Harper dhe Robert Kraft.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është se pjesë e personave më të kërkuar në motorin kryesor të kërkimit janë individë me shtetësi amerikane, çka tregon edhe ndikimin e frymës amerikane në kontinente të ndryshme.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi