Doktor Mentor Petrela, një nga emrat më përfaqësues të mjekësisë shqiptare.

Eliza Hoxha, këngëtare dhe arkitekte, tani deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër, qëndroi në krye të protestave politike me shpirtin e saj luftarak.

Armand Duka, president i FSHF-së, pas përfundimit të stadiumit “Air Albania”.

Eneda Tarifa, fituese e festivalit “Kënga Magjike 2019” me këngën “Ma zgjat dorën”.

Marin Mema, gazetar. Nismë për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, grumbulloi fondin 1.6 milionë dollarë.

Artan Hoxha, gazetar i kronikës i njohur për burimet dhe shpejtësinë e informacionit.

Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimi, gjatë ditëve të tërmetit ishte e para që i dha kurajo qytetarëve, i mësoi që mund të përballojnë edhe fatkeqësitë natyrore nëse janë të përgatitur të përballen me to, tregoi se dija, kultura, arsimimi mbeten thesare të çmuar dhe të pazëvendësueshëm.

Agim Seranaj, pedagog dhe inxhinier i njohur në fushën e ndërtimit që pas tërmetit të 26 nëntorit është angazhuar për vlerësimin dhe riparimin e objekteve të dëmtuara.

Behgjet Pacolli, ministër i jashtëm i Kosovës, dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

/tvklan.al