Spektakli “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan do të ketë tre të ftuar specialë mbrëmjen e sotme. I kthyer në një nga emisionet më të pëlqyer për shkak të çiltërsisë së vogëlushëve, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë menduar për surpriza në natën e sotme finale të këtij sezoni të dytë.

Tre të ftuarit janë personazhe të njohur dhe të spikatur në fushat e tyre. Bëhet fjalë për prezantuesen italiane Lorella Cuccarini, drejtorin sportiv të ekipit italian Lazio, Igli Tare, dhe këngëtaren Arilena Ara.

Stafi i emisionit ka përgatitur edhe plot surpriza të tjera në këtë mbrëmje magjike në natën finale të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”, sonte në orën 20:15 në ekranin e Tv Klan.