Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në xhaminë e rrugës së Kavajës ku 34-vjeçari Rudolf N. Nikollaj ka sulmuar me thikë besimtarët që ndodheshin brenda objektit të kultit. Nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithsej 5 persona.

Ata janë Donald Koçi, 35 vjeç; Saba Peposhi, 22 vjeç; Maringlen Konja, 24 vjeç; Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i këtij sulmi, Rudolf Nikollaj është neutralizuar nga autoritetet dhe është vënë në pranga. Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë.

Në muajin Mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar pas një sherri mes tij dhe një personi tjetër në terminalin e autobusëve. Pas konfliktit fizik, Rudolf Nikollaj e goditi me thikë./tvklan.al