Policia e Shtetit vazhdon me publikimin e personave më të kërkuar në çdo qark. Ditën e sotme është publikuar lista me 32 persona më të kërkuar të qarkut të Elbasanit.

Në këtë listë ka edhe persona të dënuar me burgim të përjetshëm, duke filluar që nga vrasjet, grabitjet, trafiqet dhe vepra të tjera penale.

Policia ka publikuar emrat, moshat dhe veprat penale të të gjithë të kërkuarve, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të raportojnë në kushtet e anonimatit nëse kanë informacion për vendndodhjen e ndonjërit prej tyre.

/tvklan.al