Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar sot tre emrat e tjerë nga të cilët kërkon që të deklarojnë pasurinë dhe të justifikojnë burimin e tyre.

Konkretisht, ata janë Mond Bega nga Tirana, i dënuar në Itali me 11 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.

Personi i dytë në listë është Gentian Çako nga Berati, i dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Korçës për vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim.

Në listë është edhe Eduart Nazari, banues në Berat, i arrestuar në vitin 2013 për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al