Përfaqësimi i grave në administratë, politikë dhe fusha të tjera vijon të jetë një problem mjaft i ndjeshëm në shoqërinë shqiptare.

Sipas statistikave botërore përvaqësimi i grave është në kuatat më të ulëta dhe se Shqipëria zë një ndër vendet e fundit në botë për sa i përket përfaqësimit të grave. Duke marrë parasysh këto statistika për vitin e ardhshëm po tentohet të përfaqësohen gratë sipas një kuote që në diskutimet parlamentare mendohet të jetë rreth 30%. Por a është vetë përcaktimi i një kuote diskriminuese për gratë? Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Majlinda Bregu, Baton Haxhiu, Fatos Lubonja, Tritan Shehu, Delina Fico dhe Valentina Leskaj.

“E gjithë kjo është çysht je kulture, e trashëguar. Historikisht meshkujt kanë pasur pushtetin dhe kanë ndërtuar të gjitha strukturat e tyre të pushtetit që kanë ardhur deri në kohët e sotme. Është një kulturë patriarkale që gratë i ka vënë në rolin e shërbyeses. Roli i gruas në politikë dhe në gjithë pjesën tjetër të shoqërisë ka mbetur në këtë stad. Çështja e kuotave është një mënyrë për të dalë nga kjo situatë”, tha Lubonja./tvklan.al


Të ftuar: Majlinda Bregu, Baton Haxhiu, Fatos Lubonja, Tritan Shehu, Delina Fico, Valentina Leskaj.