Kush paguhet më shumë?


Kush paguhet më shumë?

21:54 30/07/2019

Kombëtarja amerikane e futbollit për femra ka akuzuar Federatën e saj për mashtrim mbi pagesat. Reagimi erdhi pas deklaratës se futbollistet femra janë paguar më shumë se ata meshkujt përgjatë dekadës së fundit, gjë që ka shkaktuar shumë debate.

Kombëtarja e femrave e ka ndjekur çështjen në rrugë ligjore që në Mars, 4 muaj përpara se të fitonin kampionatin botëror.

Në një letër të hapur Presidenti i Federatës së Futbollit Carlos Cordeiro tha se ka në zotërim dokumentacione ku janë regjistruar analizat financiare të 10 viteve të fundit dhe që tregojnë qartë se femrat paguhen më shumë. Në qoftë se këto dokumente nuk janë bindëse atëherë ai është i gatshëm të shkojë në gjyq.

Një nga shkresat tregon se futbollistet e Kombëtares sipas kontratës kanë një rrogë bazë të pandryshueshme që shkon deri në 100.000 mijë dollarë ndërsa meshkujt paguhen në bazë të ndeshjeve dhe bonuseve për gola.

Hendeku mes pagave të futbollisteve femra me meshkujt ka ngjallur debate të forta kohët e fundit dhe shumë emra të njohur të këtij sporti por edhe të fushave të tjera kanë ngritur zërin duke e cilësuar të padrejtë këtë fakt.   

Klan Plus




Të ngjashme