Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ishte sot e ftuara e radhës në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan. Gazetari Arian Çani e nisi emisionin duke iu drejtuar Kryemadhit me pyetjen se përse nuk mori pjesë në pritjen e Presidentit Ilir Meta, në Pallatin e Brigadave për festën e Flamurit, por ajo u përgjigj se kishte një takim dhe shkoi me vonesë.

Teksa po shihte bashkë me të fotot nga ceremonia, Çani ngatërroi politikanen Valentina Leskaj me drejtoreshën e kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, për të cilën tha se nuk e njihte. Ishte Kryemadhi ajo që sqaroi se Vali Bizhga qëndron pas Ramës dhe se sipas saj është Kryeministrja e vërtetë.

Arian Çani: Kush është Vali Bizhga?

Monika Kryemadhi: Vali Bizhga është Kryeministrja e vërtetë, kështu mendoj unë. Është njeriu që bën të gjitha gjërat.

Arian Çani: Mendoja se është Agaçi.

Monika Kryemadhi: Është edhe Agaçi, por për gjëra të tjera. Bizhga mendoj se është personi që sakrifikon më shumë nga jeta personale në shërbim të Ramës. Ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën e Ramës. Në pamje të jashtme të jep përshtypjen si grua e brishtë, por është grua e fuqishme dhe përballon gjithë fluksin e punës. Është një nga njerëzit që menaxhon gjithë axhendën e Ramës.

Arian Çani: Unë nuk e dija këtë.

Monika Kryemadhi: Epooo, sa shumë gjëra nuk dini ju… Agaçi dhe Bizhga i zgjasin jetën Ramës në qeverisje, janë njërëzit që kujdesen për ta kuruar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin.

/tvklan.al