Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, i cili nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës ka mallkuar ata që nuk e kanë votuar.

Në një postim në mediat sociale, Morina shkruan se dëshiron që ata që i kanë premtuar voton dhe nuk ia kanë dhënë të infektohen me Covid. “Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtuar votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, është ky reagimi i parë i tij.

Pak orë më vonë, kur ky postim u publikua nga mediat vendase, Morina ka sqaruar deklaratën. Në një reagim të dytë ai shprehet se këtë mallkim e ka pasur për “ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre”.

Ai shton se ata që i kanë premtuar votën dhe nuk ia kanë dhënë numërohen me gishta. “Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’më njohin, e as nuk i njoh”, shton ai.

Më tej ai akuzon mediat se kanë abuzuar me fjalët e tij dhe u bënë thirrje njerëzve që të kuptjnë humorin e tij në postim dhe i akuzon se nuk dinë të lexojnë.

Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë. Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento. Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linçimit te njerëzve të pafajshëm”, përfundon reagimin Haki Morina./tvklan.al