Kush vë maskë përfundon në burg!

Posta

Kush vë maskë përfundon në burg!

13:15 05/10/2019

Vendimi i fundit i Hong Kong-ut për të ndalur protestuesit

Protestat e dhunshme në Hong Kong kanë bërë që kryeministrja e vendit, Carrie Lam, të ndërmarrë disa masa. Tanimë mbajta e maskave në fytyrë nga protestuesit do të ndalohet pasi kjo synon të kthejë paqen në kohën kur rendi publik është në rrezik. Ndalimi përfshin çdolloj mbulimi të fytyrës si edhe lyerjen me bojë. Ligji do hyn në fuqi më 5 Tetor, por ekspertët e cilësojnë këtë gjë si shumë të vështirë për t’u aplikuar.

Ndërkaq edhe sekretari për Sigurinë, John Lee është shprehur se maskat do ndalohen në asambletë publike, mitingje dhe marshime si edhe në protestat e paligjshme.

Por vendimi i shefes ekzekutive nuk i ka ndalur protestuesit që të mbushin sërish sheshet duke shkaktuar kaos.

Aktivistët me maska marshuan në rrugët e qyteteve kryesore ndërsa u shpall ndalimi dhe ju kërkua qytetarëve të tjerë që gjithashtu të mbajnë maska për të kundërshtuar qeverinë.

Ata u përleshën sërish me policinë, këta të fundit po përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

I ashtuquajtur ndryshe si Urdhëresa e Rregullores së Emergjencave, ky ligj daton që në vitin 1922 dhe nuk është përdorur për më shumë se 50 vjet.

Në rast se protestuesit e shkelin ligjin do të përballen me dënim deri në një vit burg dhe me gjobë deri në 3 200 dollarë.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi