Një i vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci i një konflikti për pronat mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas të njësisë administrative Bllagat në Lushnje. Një sherr mes kushërinjve të parë pronarë degradoi në përdorimin e armëve.

Babai dhe 3 djemtë e tij u qëlluan me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë. Për pasojë, mbeti i vdekur Romeo Hasalla 30 vjeç, kurse të plagosur babai i viktimës Shaip Hasalla 65 vjeç dhe dy djemtë e tjerë Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla 31 vjeç.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç dhe djali i këtij të fundit Marjus Hasalla, kushërinjtë e parë të viktimës dhe të plagosurve. Ata janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim policor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se këto dy familje kanë patur vazhdimisht konflikt për pronat. Megjithatë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen tërësisht të shkaqeve, rrethanave dhe dokumentimin e plotë.

“Vajtën me zetor për të prishur ullinjtë”, flet gruaja që i vranë djalin dhe i plagosën burrin me 2 djemtë e tjerë

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnje ndodhi për ullinjtë në një tokë bujqësore. Nëna e viktimës ka thënë për gazetarët se djemtë e kishin mbjellë me ullinj dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Ora 09:27 – Vrasja dhe plagosja e 3-fishtë në Lushnje, shpallet në kërkim edhe një person i tretë

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas, ku 1 person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën.

Në kërkim është shpallur Marjus Hasalla 20 vjeç, djali i Kastriot Hasalla. Policia dyshon se edhe ai mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tokat bujqësore dhe zonat përreth ku ndodhi krimi, hetuesit gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu që dyshohet të jetë çiftja me të cilën autori ka qëlluar ndaj familjes Hasalla.

Konflikti për pronat mes kushërinjve të parë shkaktoi 1 të vrarë dhe 3 të plagosur. Romeo Hasalla 30 vjeç u qëllua me çifte dhe mbeti i vdekur, ndërsa të plagosur mbetën vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe babai i tyre Shaip Hasalla.

Familja u qëllua me armë nga kushërinjtë e tyre të parë. Në kërkim janë shpallur Afrim Hasalla, Kastriot Hasalla dhe tashmë djali i këtij të fundit, Marjus Hasalla 20 vjeç.  /tvklan.al