Kushi: 110-vjetori i Pavarësisë, fëmijët shqiptarë do kenë një gjuhë të unifikuar



Kushi: 110-vjetori i Pavarësisë, fëmijët shqiptarë do kenë një gjuhë të unifikuar

20:52 28/11/2021

Nikolla: Do të propozojë 22 Nëntorin si festë kombëtare

Që nga viti i ardhshëm fëmijët e klasës së parë në Shqipëri dhe në Kosovë do të mësojnë të njëjtën Abetare. Kjo është nisma e përbashkët e të dy vendeve që pritet të finalizohet përmes një marrëveshjeje mes dy Ministreve të Arsimit të dy vendeve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh se në 110-vjetorin e Pavarësisë fëmijët shqiptarë do të kenë një gjuhë të unifikuar.

Ndërkohë një tjetër nismë është marrë nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolli, e cila propozoi që 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të shpallet feste kombëtare.

Unifikimi i Abetares është pjesë e paketës së 16 marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, më 26 Nëntor në Elbasan.

Klan News








Të ngjashme