Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi është takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître, në ambientet e MARS, ku kanë biseduar për projektet e përbashkëta në fushën e Arsimit dhe kërkimit shkencor.

“Me Ambasadën Zvicerane në Tiranë kemi vullnetin për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor. Një prej tyre është edhe projekti ‘Shkolla për Shëndetin’, për të cilin diskutuam gjerësisht me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë Sh. T. Z. Adrian Maître’- shkruan Ministrja.

Ajo nënvizon më tej se të dyja palët do të angazhohen për zbatimin me sukses të kësaj nisme, me qëllim përfitimin nga ana e nxënësve, mësuesve, familjeve e komuniteteve nëpërmjet promovimit të sjelljeve e praktikave të shëndetshme për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik./tvklan.al