Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar sot një takim “online” me homologun e saj turk, Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Ziya Selçuk. Këtë e bëri të ditur në publikimin e saj në rrjete sociale.

“Gjatë ditës së sotme, zhvillova një takim “online” me homologun turk Ziya Selçuk dhe delegacionet përkatëse për të diskutuar në lidhje me thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Turqisë”.

Ministrja Kushi nënvizoi se gjatë takimit kanë biseduar për një sërë temash të rëndësishme, në fokus të të cilave është çuarja më përpara e bashkëpunimit dhe ndërmarrja e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë./tvklan.al