Anëtari i KQZ Dritan Çaka: Klasifikimi i kandidatëve në bazë të votës preferenciale, bie renditja nga kryetari

Vendimi i Gjykatës Kushtetuesepër heqjen e pragut zgjedhor i hap listat100%. Kështu shprehet eksperti zgjedhor dhe anëtari i KQZ Dritan Caka, i cili në një intervistë për Klan News thotë se Kushtetuesja me vendimin e saj ka bërë të pavlefshme renditjen e kandidatëve nga partia.

 “Me këtë vendim i hapet rrugë një procesi tjetër të vlerësimit të kandidatëve dhe votave të tyre, rrjedhimisht dhe marrjes së mandateve. Në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kemi më këtë herës, por do të kemi një klasifikim mbi bazën e votave që ka marrë çdo kandidat. Kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave automatikisht do të renditet i fundit”.

Çaka tregon dhe detyrimin që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë për këtë proces duke filluar nga muaji Shtator.

Kuvendi është i detyruar të veprojë në të njëjtën linjë si Gjykata Kushtetuese. Kuvendi nuk mund të veprojë ndryshe nga Gjykata Kushtetuese sepse çdo vendim tjetër dhe ligj tjetër që s’do ishte në të njëjtën frymë do ishte antikushtetues. Parlamenti në Shtator do ketë më shumë pluralitet në përfaqësim”.

E nëse ky vendim do ishte i vlefshëm për zgjedhjet e 25 Prillit, shumë prej emrave që do i bashkohen kuvendit në Shtator nuk do të ishin.

Do të kishte ndikim. Nëse do të marrim disa qarqe, p.sh Tiranën kanë marrë mandatin e deputetit edhe ata që kanë pasur më pak vota se ata që kanë qenë përtej vijës së kuqe. Nëse herësi nuk do ekzistonte në këto zgjedhje atëherë do të kishim një renditje tjetër”.

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar antikushtetues masën e herësit të vendosur para zgjedhjeve parlamentare. Në vendim thuhet se nuk është respektuar kriteri i propocionalitetit. Tashmë i mbetet Kuvendit me parlamentarët e rinj për të bërë ndryshimet e nevojshme në muajin Shtator.

Klan News