“I takon Kuvendit të vendosë për qeverinë e re”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi të mos shkojë në zgjedhje pas rrëzimit të qeverisë me mocion mosbesimi, por t’i hapet rruga krijimit të një qeverie të re.

Në këtë mënyrë gjykata i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdulla Hotin e LDK-së pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Gjykata e konsideroi të padrejtë edhe zvarritjen e dërgimit të emrit të kryeministrit nga partia që merr mandatin nga Presidenti për të formuar qeverinë siç ndodhi në rastin e Albin Kurtit.

Pas vendimit reagoi Presidenti Thaçi që tha se e mirëpriste atë dhe se ishte i bindur në kushtetutshmërinë e dekreteve të tij.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se vendimi do të dërgohej në Komisionin e Venecias ndërsa kanë apeluar për protesta.

Ndërsa LDK kërkoi që të mos humbet më kohë për të krijuar qeverinë.

Tv Klan