“Veprimet e Presidentit ishin në përputhje me Kushtetutën”

Ka mbërritur në Tiranë drafti paraprak i opinionit të Komisionit të Venecias, që po shqyrton ngërçin e krijuar pas emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në paragrafin 104 të këtij draft-opinioni thuhet se veprimet e Presidentit të Republikës janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim racional të Kushtetutës.

Burime nga Presidenca thanë për Televizionin Klan se ky është vetëm një paragraf nga drafti, i cili pritet të publikohet i plotë në 22 Mars.

Tv Klan