Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për vlefshmërinë e mandatit të deputetit, Kocco Kokëdhima. Si palë në proces është përfshirë edhe Partia Demokratike, e cila pretendon se deputeti i Vlorës ka shkelur Kushtetuetën, duke përfituar në afro 150 raste fonde publike nga kompanitë e administruara prej tij.

Por vetë deputeti Kokëdhima, i cili nuk pranon që të hiqet paralele mes rastit të tij dhe precedentit të deputetit, Ilir Beqja, thotë se ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara nga Kushtetuta, menjëherë pasi mori mandatin në 2013.

Kokëdhima thotë se nuk mund të shiste aksionet që zoteronte në disa kompani, sikurse nuk mundej që të shkelte kontratat e firmosuara me institucionet publike, përpara se të bëhej deputet.

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen dhe do të japë vendimin nëse Kokëdhimës i duhet hequr, ose jo mandati.

Elja Zotka. Tv Klan