Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar pezullimin e efekteve të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit, të kërkuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe katër shoqata të ish – pronarëve.

Për kreun e shtetit, ky ligj nuk ka sjellë barazi mes pronarëve dhe kompensim të plotë të tyre.

Trupi gjykues nuk mori një vendim për kërkesën tjetër të bërë nga Presidenti i Republikës, Partia Demokratike, ajo Republikane, Avokati i Popullit, si dhe shoqatat e ish – pronarëve për shpalljen si antikushtetues të Ligjit të Pronave.

Më herët gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike dha argumentat pse ligji bie ndesh me Kushtetutën.

Por përfaqësuesi i qeverisë kërkoi rrëzimin e pretendimeve të ngritura nga palët.

Ligji për Pronat u kthye për rishqyrtim në Kuvend nga kreu i shtetit, por u rrëzua nga mazhoranca në seancën plenare të datës 21 Janar.

Tv Klan