Të martën në zyrën e tij pret dhe Presidentin Meta

Një ditë përpara se kreu i Kuvendit të presë me kërkesën e tij Ilir Metën në zyrë, për të folur për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka patur një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në takimin që nuk zgjati më shumë se 20 minuta, zyra e shtypit e Kuvendit njofton se është folur pikërisht për të njëjtën gjë bërjen sa më parë funksionale të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Po jashtë temës së diskutimit nuk është lënë dhe Reforma Zgjedhore, drafti përfundimtar i së cilës është dorëzuar këtë të hënë në Kuvend.

Tv Klan