Lideri i opozitës: Pranoni propozimet tona
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri sot sërish thirrje Mickoskit, që të qëndrojë pas asaj që deklaroi më 7 qershor dhe të mbështesë ndryshimet kushtetuese.
“Qeveria ka legjitimitet t’i zbatojë, sepse VMRO-DPMNE kërkoi të jetë pjesë e saj, me çka menjëherë u ofrua në mënyrë vëllazërore se do t’ua lëshojmë 60% nga vendet”.
Ndërkohë, Mickoski thotë se negociatat me LSDM-në për ndryshimet kushtetuese janë temë e mbyllur, nëse pushteti nuk prononcohet për njërin ndër propozimet e opozitës.
“Zgjedhje janë zgjidhje për dalje nga kriza. Ajo është gjëja më logjike që mund të ndodhë momentalisht. Sa më shpejt të jetë e mundur të ketë zgjedhje. Presioni që ndodhë në shoqëri të katalizohet, ajo energji që ndodh negativisht ndaj shoqërisë të mund të shtresohet dhe vetëm në atë mënyrë ne mund të vijmë në relaksim të tensioneve në shoqëri”.
Dy liderët maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski realizuan më 7 Qershor një takim kokë më kokë, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski i ofroi Mickoskit pjesëmarrje në qeveri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, me çka LSDM do t`ia dorëzonte 5 nga 10 pozitat e saj ministrore.
Tv Klan