Balluku: Opozita të votojë ndryshimet për komisionet hetimore

“Do votojmë pro cdo këkrese që vjen në përputhje me Kushtetutën. Edi Rama është para një testi, të përmbushë tre kërkesat e opozitës dhe ne kthehemi në normalitet”, tha Gazment Bardhi një ditë më parë.

Shumica nuk e ka në planet e saj të marrë në konsideratë këtë kusht të artikuluar një ditë më parë nga Gazment Bardhi. Zv/Kryeministrja Balluku në përgjigje të kësaj oferte, i kujton demokratëve që të ndryshojnë së bashku ligjin për komisionet hetimore, amendimet për të cilin e kanë depozituar javën e shkuar në kuvend.

“Ky draft është punuar me shumë kujdes për t’i dhënë zgjidhje edhe kërkesave të opozitës”.

Ajo që demokratët e cilësojnë si mosbindje civile të opozitës në parlament, nisi pas refuzimit të 8 kërkesave të njëpasnjëshme për komisione hetimore.

Disa prej tyre socialistët i rrëzuan me argumentin se objekti nuk ishte hartuar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të tjerët pasi sipas tyre ligji për komisionet hetimore duhet përputhur me atë të vendeve të BE.

Demokratët vazhdojnë të këmbëngulin se problemi nuk qëndron tek ligji por mungon vullneti i socialistëve për të hetuar qeverinë dhe Kryeministrin e tyre.

Tv Klan