Këngëtarja australiane, Iggy Azalea, ka pushtuar mediat ndërkombëtare. Kësaj radhe jo me muzikën e saj, por me asetet që shfaq gjatë reklamimit të një çante që kushton 2 000 dollarë.

Megjithëse albumin e parë e ka publikuar vetëm 4 vite më parë, 28-vjeçarja ka arritur mbi 12 milionë ndjekës në Instagram duke u kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale me videot dhe fotot e nxehta që publikon.

 

S.T.S is out ahhhhhhh!!!!!! 🤑

A post shared by Iggy Azalea (@thenewclassic) on

Në 3 fotot e publikuara këtë të premte, këngëtarja e famshme përdor vetëm çantën që reklamon për të mbuluar pjesët intime. Në pak orë fotot morën mbi 1 milionë pëlqime. /tvklan.al