Kuvendi është mbledhur në të fundit seancë plenare për këtë sesion parlamentar.  Ndonëse në rend të ditës për votim është ndryshimi në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i hap rrugë hyrjeve në shkollën e magjistraturës, mungesa e konsensusit mes palëve duket e pamundur.

Në sallë vihet re një prani shumë e vogël e deputetëve të shumicës dhe mungesa e deputetëve të Partisë Demokratike.

Më herët përfaqësues të partive të tjera opozitare i kërkuan kryeparlamentarit Ruçi të mbledhë aktorët politikë për të zgjidhur ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, që ka mbetur me dy anëtarë pas nisjes së procesit të Vetting-ut.

Por kreu i Kuvendit Ruçi është shprehur se angazhimi i tij për një tryezë të tillë diktohet nga përgjigjja e Partisë Demokratike.

Demokratët kanë njoftuar se nuk do të jenë në seancë pas mbledhjes së grupit dhe nuk do të bëhen pjesë e votimit të projektligjeve.

Dy ditë më parë kreu i demokratëve u shpreh se amendimi i socialistëve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e zgjidh ngërçin e krijuar me reformën në drejtësi.

Tv Klan