Kurti: Serbët u larguan me urdhër të Beogradit

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës ka thënë se ata u dorëhoqën me urdhër të Beogradit dhe sipas tij edhe betimin e kishin bërë me urdhër të Beogradit.

Sipas tij po të ishin të varur nga Lista Serbe, deri më tani do bëhej një mocion mosbesimi ndaj tij ndërsa situatën në veri e ka paraqitur si stabile. I menjëhershëm ishte reagimi i opozitës të cilët situatën në atë pjesë të Kosovës e quajtën humnerë politike.

Javën e kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një pajtueshmëri për targat ndërsa ende serbët ende nuk janë kthyer në institucione  ndërsa serbëve u është bërë thirrje të bojkotojnë  zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna veriore me shumicë serbe.

Tv Klan