Deputetja Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqesë për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët, ndërsa prapa janë familjarët e saj. Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast, ndërsa i njeh ata që e kanë dhunuar.

Flora Brovina- deputete:  

Kuvendi pritet të ka votojë formimin e një komisioni shtetëror që do të merret me mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin e krimeve që ka bërë Serbia gjatë luftës në Kosovë e të cilat pritet të adresohen në drejtësinë vendore e ndërkombëtare.

Pritet edhe votimi për ndërtimi e Muzeut të Gjenocidit.

Eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë që do të barten në Muzeun e Gjenocidit ruhen këtu.

Aktualisht janë 948 pako me gjësende dhe rroba të personave të vrarë.

Këtë vend gjatë ditës e ka vizituar kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu .

Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës:

Do të jetë e pafalshme nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk e përkrahë iniciativën për Tribunalin Ndërkombëtar.Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët. E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim.

Arsim Gërxhaliu, Instituti i Mjekësisë Ligjore:Këtu është rasti tjetër i një femre, ku janë gjurmët e prerjes me thikë të rrubave.

Gjithashtu te stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë pritet të ndërtohet Memoriali i Dëbimit.

Tv Klan