Palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin

120 minuta më vonesë nga orari i përcaktuar për shkak të debatit ku u përfshin shumica dhe opozita, parlamenti nuk arriti as në raundin e dytë të votimit të zgjedhë Presidentit të ri të Republikës, pasi asnjë kandidat nuk u regjistrua nga forcat parlamentare.

Maxhoranca nuk paraqiti asnjë kandidat duke iu përmbajtur dakortësisë me opozitën, për t’ia lënë asaj ekskluzivitetin e paraqitjes së kandidatëve në raundin e 2 dhe të 3. Ndërsa kryeministri pas seancës ia faturoi opozitës dështimin e saj, të njëjtën gjë bëri dhe Alibeaj.

Rama shprehu gatishmërinë për ta pritur opozitën që të vijë në raundin e tretë me një kandidaturë ndërsa siguron se socialistët ende nuk e kanë një emër që do t’i propozojnë parlamentin se raundin e 4 ku kanë bërë të qartë se do ta votojnë siç e përcakton Kushtetuta nëse opozita nuk bëhet pjesë.

Pasi takimit mes palëve javën e shkuar u duk se u arrit dakortësia për të gjetur një figurë konsensuale. Enkelejd Alibeaj që u ul në tryezën e negociatave me 3 të mandatuarit socialistë i akuzoi socialistët se nuk iu përmban paktit publik, çka e përsëriti edhe këtë hënë.

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish ditën e martë për të vendosur datën për raundin e tretë dhe të fundit, ku votimi për presidentin kërkon 84 vota.

Tv Klan