Tre deputetë do të hartojnë edhe pr/ligjin për Presidentin

Brenda 30 Shtatorit një grup pune i kuvendit i përbërë nga Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita duhet të hartojnë amendimet në Kodin Zgjedhor që imponojnë ndryshimet kushtetuese. 

Të gjitha amendimet socialistët do të synojnë që të konsultohen dhe me Këshillin Politik dhe të marrin konsensusin e tij përpara se të votohen nga parlamenti.

Grupi i punës u miratua nga Komisioni i ligjeve, i cili në mbledhjen e parë për këtë sesion votoi dhe pro ngritjes së një grupi tjetër pune për të hartuar ligjin e munguar për Presidentin e Republikës.

Kryeministri kërkoi nga parlamenti që ky ligj bazuar dhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Afati që kanë deputetë Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli për të hartuar drafti është 15 Tetori.

Tv Klan