Çështjet kryesore, ndryshimet në Kod dhe KQZ

Kuvendi çel pasdite sesionin e ri parlamentar, pas pushimeve të verës. Seanca e sotme do të jetë formale dhe nuk pritet të miratohen akte ligjore, por ky sesion pritet që të jetë mjaft intensiv dhe me zhvillime të rëndësishme.

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, parlamenti duhet të bëjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të reflektuar dispozitën që ndalon koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave. Sakaq, ngritja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një tjetër çështje, pas shpalljes së vakancave.

Përmes një letre drejtuar grupeve parlamentare, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar ngritjen e Komisionit për Zgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së brenda datës 9 Shtator, ku edhe opozita do të sjellë përfaqësuesin e saj.

Paradite Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat parlamentare të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve duke respektuar masat anti-Covid, si dhe u zgjatën nga 2 në 4 orë seancat plenare.

Tv Klan