Kuvendi hodhi shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pasi Presidenti hoqi dorë nga kjo e drejtë kushtetuese duke deklaruar se ka një vakum ligjor. Për opozitën që u përfaqësua me Oerd Bylykbashin Kuvendi po shkel kushtetutën me këtë akt.  Argumentet që solli Bylykbashi janë ato të kreut të shtetit.

Arsye përse maxhoranca po rishkel Kushtetutën siç bëri për 2 vite radhazi duke shortuar anëtarët e KED është kapja e Gjykatës Kushtetuese, anëtaret e të cilës ashtu si dhe organeve të tjera të reja të drejtësisë duhet të zgjidhen nga kjo strukturë që rinovohet çdo vit.

Dy anëtarët e vetëm në detyrë të Gjykatës Kushtetutese u zgjodhën  pa short. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nuk do të kenë as anëtarë zëvendësues në pamundësi për shkak të 7 vakancave në këtë Gjykatë. Tusha është e propozuar nga presidenti për postin e kryetares së KLSH. Por me zgjedhjen e sotme në KED, mazhoranca pritet ta rrëzojë kandidaturën e saj, siç ka lënë të kuptohet dhe Kryeministri kur deklaroi se për shumicën, organet e reja të drejtësisë dhe reforma në drejtësi janë shumë të rëndësishme.

Edhe për Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Gjykatat e Apelit nuk u hodh shorti pasi kishte vetëm nga 2 kandidatë nga 3 vende që kërkohen në KED, vetë kryprokuroria e përkohshme Arta Marku dhe Fatjona Memca.

Nga shorti për Gjykatën e Lartë u zgjodhën Ariand Dvorani dhe Medi Bici si anëtarë zëvendësues. Të dy këta kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procedurës u zgjodhën 8 anëtarë të përhershëm nga 9 që kërkohet nga ligji si dhe 3 të tjerë zëvendësues.

 Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

  1. Vitore Tusha                           Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  2. Bashkim Dedja                       Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
  3. Ardian Dvorani                       Gjyqtar i Gjykatës së Lartë
  4. Arta Marku                             Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme
  5. Fatri Islamaj                            Gjyqtar nga gjykatat e apelit
  6. Margarita Buhali                     Gjyqtare nga gjykatat e apelit
  7. Fatjona Memçaj                      Prokurore pranë gjykatave të apelit
  8. Eriol Roshi                             Gjyqtar nga gjykatat administrative

Anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Medi Bici                                Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Gurali Brahimllari                   Gjyqtar nga gjykatat e apelit

Klodiana Veizi (Mema)          Gjyqtare nga gjykatat administrative

Tv Klan