Kosova pezullon lojërat e fatit – TV KLAN

Kosova pezullon lojërat e fatit

Kuvendi miraton propozimin e LDK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për pezullimin e më pas ndalimin me ligj të veprimtarive të lojërave të fatit.

Rezoluta është paraqitur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kërkoi seancë të jashtëzakonshme pas dy vrasjeve në dy kazino të ndryshme brenda javës.

“Lojërat e fatit, mbyllja e tyre duhet të bëhet vetëm me nismë ligjore. Mund të propozohet nga qeveria apo deputetët, nga komisionet e Kuvendit. Nëse ne jemi serioz me marr vendim, brenda 45 ditëve merret vendimi për ligjin e lojërave të fatit. Të jemi të sinqertë ndaj qytetarëve, boll i kemi mashtruar”.

“Me anë të kësaj rezolute, qeveria obligohet të nisë procedurat ligjore për pezullimin e lojërave të fatit deri në ndryshim të ligjit. Ndërsa pika dy e rezolutës thotë se qeveria brenda 30 ditësh obligohet të sjellë ligjin që ndalon lojërat e fatit”.

Para 5 ditësh është vrarë një person në një kazino në Suharekë ku dyshohet se vrasës është një polic, i cili më pas është arrestuar. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur para dy ditësh në Lipjan. Të dyja rastet ndërlidhen me tentativë grabitje.

Tv Klan

Kategori
KosovaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*