Kuvendi i Kosovës nuk voton ligjin për vlerat e UÇK


Kuvendi i Kosovës nuk voton ligjin për vlerat e UÇK

12:44 13/08/2020

Nisma ligjore u votua nga 35 deputetë

Nuk ka kaluar në Kuvend projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Ndonëse të pranishëm ishin mbi 68 deputetë, kur u hodh në votim projektligji votuan vetëm 36 deputetë, 35 prej tyre për dhe 1 kundër, ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të LDK-së nuk votuan fare.

Partia Demokratike e Kosovës është çuditur sipas saj me mosguximin e deputetëve për të votuar këtë projektligj.

Një ditë më parë kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte kërkuar të tërhiqet projektligji ndërsa kundër këtij projektligji si të tillë kishte dalë edhe LVV duke e konsideruar si të mangët.

Ndërsa ambasada amerikane dhe zyra e BE-së në Prishtinë e kishin kritikuar projektligjin si të tillë duke kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë atë.

Ambasadori amerikan Philip Kosnet konsideronte se ky ligj e kriminalizon fjalën e lirë.

Tv Klan




Të ngjashme