Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot, seancën e parë plenarë të këtij viti, që do të nisë në orën 10:00, ndërsa partitë opozitarë kanë paralajmëruar bllokimin e saj.

Janë 21 pika në rendin e ditës, por aty nuk përfshihet zgjedhja e presidentit. Opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin kandidatin e vetëm për këtë post, Hashim Thaci, atëherë protestat do të vërshojnë në të gjithë rrugët e Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se me Gjykata Themelore do të lëshojë sot edhe urdhër arrestin për kreun e “Lëvizjes Vetëvendosje”, Visar Ymeri.

Tv Klan