Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, në një deklaratë për mediat ka treguar të fundit nga votimit për Këshillin e ri Kombëtar.

Gjana tha se nesër do të nxirret lista e fituesve, pasi siç u shpreh janë 598 emra për 300 vende dhe procesi është shumë i gjatë.

Ai po ashtu tregoi dhe numrin e delegatëve që kanë marrë pjesë në votime dhe atyre që kanë qenë të pranishëm.

Në çeljen e punimeve të Kuvendit kanë qenë të pranishëm kanë qenë 5703 nga 7046 delegatë që duhet të ishin. Rezulton që kanë marr pjesë 5339 delegatë ose 70% e delegatëve kombëtarë. Këto janë të dhënat e deritanishme, po vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Është një proces i gjatë dhe unë shpresoj për sonte, ndoshta pas mesnate, do të nxirret lista me 300 mijë emra, 90 do jenë zonja dhe zonja, dhe 45 do të jenë nga Forumi Rinor dhe pjesa tjetër do të jenë djem dhe burra të forumeve. Shpresoj që të mësoni të dhënat përfundimtare nesër në mëngjes se do të jetë shumë vonë në orët pasmesnate të kemi një kontakt tjetër me median”, tha Gjana.

Më herët gjatë ditës në Kuvendin Kombëtar të PD janë miratuar dhe ndryshimet në statut të propozuara nga Basha, ku ky i fundit ka mbajtur dhe një fjalë të gjatë dhe iu drejtua me disa mesazhe demokratëve./tvklan.al