Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me 1 minutë heshtje për të gjitha viktimat që ka lanë pas Covid-19.

Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, ai që në hyrje të fjalës së tij para delegatëve kërkoi 1 minutë heshtje duke thënë se në vend është një bilanc tragjik nga jetët e humbura për shkak të Covid.

Të dashur demokratë dhe demokrate, të dashur mbështetës e simpatizantë, të nderuar anëtare dhe anëtare, të dashur bashkëqytetarë, të rinj dhe të reja, jam krenar që ndodhem mes jush në këtë sallë që e lartësoni dhe e zbukuroni me mbështetje. Ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje për jetët e humbura për shkak të COVID-19.

Zoti iu dhëntë paqe shpirtrave të tyre dhe iu dhëntë forcë familjeve të tyre. Një bilanc tragjik që bëhet edhe më pikëllues prej indinjatës, ku lotëve të familjarëve, iu kundërvihet propaganda e qeverisë. Kur shqiptarët kishin nevojë për ndihmë, iu ofruan gjoba.”- tha Basha./tvklan.al