Kuvendi i ri i Kosovës mblidhet më 26 Dhjetor

Kuvendi i ri i Kosovës mblidhet më 26 Dhjetor

16:40 13/12/2019

VV dhe LDK vijojnë takimet për krijimin e qeverisë

Presidenti Hashim Thaci në konsultim me partitë politike ka shtyrë për datën 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit për shkak të festës së Krishtlindjeve. Ndërkohë po vazhdon regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Sot është regjistruar edhe kreu i LVV-së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e LDK-së. Në një deklaratë për media Kurti ka thënë se po punojnë pa ndalur bashkë me LDK-në që të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ndërkohë nënkryetari I LDK-së Abullah Hoti tha se do të ketë një marrëveshje para datës së caktuar për seancën konstituive. Ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje e balancuar mes dy subjekteve politike.

Atë që ne insistojmë dhe me plot të drejtë është që të arrihet një marrëveshje që është e balancuar mes dy subjekteve. Kemi një javë e më shumë kohë deri atëherë mund të përmbyllet. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi