VMRP-DPMNE braktisi seancën para vendimit

Pa pjesëmarrjen e liderëve të partive politike shqiptare Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Bilall Kasami, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota ‘PËR’ dhe asnjë kundër miratoi propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë i cili duhet të mbahet në Prill të këtij viti. Miratimi i propozim-ligjit u zhvillua me polemika nga ana e deputetëve të partive opozitare të VMRO- DPMNE-së dhe asaj shqiptare të koalicionit nga ASH dhe Alternativa.

Kyetari i Grupit Parlamentar nga opozita shqiptare Skënder Rexhepi sërish akuzoi partinë në pushtet BDI se nuk i mori parasysh amendamentet e tyre. Opozita shqiptare thotë se nuk i beson Entit Shtetëror të Statistikave dhe kërkojmë që të formohet Komision Shtetëror i përbërë nga përfaqësues të partive politike.

“Nga operacion statestiukor deshtëm apo nuk deshtëm është shndërruar në operacion politik. Regjistrimi si operacion politik vetvetiu duhet të jetë i tillë se të drejtat e shqiptarëve do të varen drejtëpërdrejtë nga ky regjistrim. Vërejtjet tona ishin shumë reale, nuk i besojmë ESHS-së le të ketë një Komision Shteërorë i cili do të krijojë mirëbesim te qytetarët, pse nuk u dha debat i hapur, pse nuk u prolongua afati nga 20 ditë deri 30 ditë. E do e përkrahikm këtë ligj por edhe do e mbikqyrim.” 

Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE bojkotoi votimin dhe nuk ishte aspak e pranishme në sallë. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski, bëri vërejtje procedurale duke thënë se opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi është një operacion politik dhe jo statistikor.

“Regjistrimi nga një operacion statistikor kalon në atë politik, si VMRO, konstatojmë se zgjidhja nuk do të jetë korrekte dhe ligjore, nuk është i pranueshëm asnjë nga 26 amendamentet dhe efektet do të shihen së shpejti nga qytetarët pasi VMRO-DPMNE-ja dhe nuk do të marrë pjesë në votimin e këtij ligji.”

Ndërkaq, mbrëmë në emisionin “Arti i Financës”, Zv. Ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu sqaroi arsyet se përse nuk janë pranuar amendamentet e opozitës.

“Po, i kemi refuzuar të gjithë amendamentet. I kam lexuar dhe i kam parë dhe për çdo amendament kemi dhënë arsyetime. Ata kanë propozuar që të shtyhet regjistrimi. Si mund të bëhet një gjë e tillë kur mërgimtarët gjatë periudhës së verës shkojnë nëpër pushime. Shumë kërkesa që s`kanë bazë”.

Ndryshe, debati për propozimligjin për regjistrimin përfundoi ditën e premte. Enti Shtetëror për Statistika siguron se janë plotësuar të gjitha parakushtet për zbatimin me sukses të këtij operacioni në pranverën e këtij viti. Shkaku që në vendin tonë tashmë 18 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, sipas analistëve, perceptohet si operacion politik e jo statistikor dhe është rezultat i mentalitetit se regjistrimi është operacion për numërimin e qytetarëve nga aspekti etnik. Në vendin tonë, regjistrimi parë është mbajtur në vitin 1948. Deri më tani janë zbatuar 8 regjistrime, kurse i fundit i suksesshëm ishte në vitin 2002. Në vitin 2011 filloi të realizohet operacioni statistikor, por u ndërpre për shkak të dyshimeve për falsifikime. 

Tv Klan