Kuvendi u mblodh në të fundit seancë plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku munguan ministra e deputetë në sallën e Parlamentit.
Në këtë seancë të fundit para zgjedhjeve, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali vlerësoi punën e deputetëve, veçanërisht të atyre që nuk do ulen më në Parlament në Shtator për shkak se u lanë jashtë listave nga krerët e partive politike.
Vendimi për të mos mbledhur Parlamentin deri në zgjedhje është një vendim që u krijon hapësirë deputetëve të punojnë në zonat e tyre elektorale, por kjo nuk do të thotë që Kuvendi nuk do të zhvillojë më seanca gjatë kësaj periudhe.
Ai qëndron në detyrë deri në datën 9 Shtator dhe mund të mblidhet në çdo rast të një situate të jashtëzakonshme.
Tv Klan