Rama: Legalizojmë gjithçka në fshat. PD kundër

Me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë, për të cilin në vitin 2018 u kërkua edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do marrë titull pronësie kush bie dakord për të kalimin e pronës, duke i dhënë sipas tij fund katrahurës në këtë sektor. Ligji parashikon krijimin e një sistemi të integruar në Kadastrën Shtetërore.

Por ky ligj për pronën kundërshtohet nga Partia Demokratike, që e konsideron antikushtetues, duke premtuar ta anulojë sapo të vijë në pushtet. Demokratët thonë se përmes këtij ligji, qeveria i kërkon pronarit të tokësqë të riblejë truallin dhe ndërtesën e tij, edhe nëse ajo është ndërtuar përpara 1991.

Tv Klan