Parlamenti e pranoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri dhe amendoi ligjin në fjalë duke rihapur garën për ndërtimin e godinës së re të këtij intitucioni, tashmë me ndryshimin që përveç kompanisë Fusha, të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në garë edhe kompani të tjera të interesuara.

Opozita e cilësoi antikushtetuese këtë hap që ditën që dekreti i Presidentit kaloi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ajo, përmes një letre, kërkoi që mos të amendohej ligji sa kohë që pranimi i dekretit e bënte nul atë. Në përgjigje të letrës së opozitës, e cila vijon të zhvillojë vetëm komunikim shkresor me parlamentin që prej nisjes së sesionit të ri, Ruçi i kujton precendentet parlamentare.

Kryeministri ironizon mungesën e opozitës dhe kreut të saj, që sipas tij nuk sjell shembull tjetër veç dyfytyrësi.

Për dyfytyrësi, Rama e akuzon Bashën, ndërsa sjell shkresa të firmosura nga ai vete kur drejtonte Bashkinë dhe Florian Mima ne pozicionin e ministrit të Ekonomisë për të privatizuar një tjetër teatër, atë të Metropolit, nga deputeti aktual i PD, biznesmeni Astrit Veliaj.

Në nisje të seancës plenare, një grup artistësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile protestuan kundër shembjes së teatrit.

Tv Klan