Mazhoranca akuzon kreun e shtetit se ka nxitur konflikte

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot raportin dhe propozimin e Komisionit Ligjeve, për ngritjen e një Komisioni Hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh që kërkojnë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Raporti i miratuar një ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve përmban të gjitha pretendimet që 49 deputetët nismëtar paraqesin në kërkesën e tyre për shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.

Siç thuhet në raport kreu i shtetit ka kryer disa shkelje para, gjatë dhe pas fushatës, duke nxitur konflikte, favorizuar opozitën, si dhe duke cenuar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE e SHBA.

Tv Klan