Opozita e ka cilësuar antikushtetuese mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare ditën e nesërme. Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edmond Spaho tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, se Kuvendi nuk ka arsye për t’u mbledhur në një sesion të jashtëzakonshëm, ndërkohë që opozita do të bojkotojë punimet e seancës plenare ku pritet të miratohen ndryshimet në qeveri.

“Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor Kushtetutën sipas interesit të saj.”

Tv Klan