Parlamenti i Shqipërisë do të nisë nesër punimet për legjislaturën e re për 140 deputetët e të zgjedhur në 25 Prill.

Në seancën e nesërme pritet që të betohen të gjithë deputetët, si dhe kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Seanca e parë do të mbahet në orën 10:00, po ashtu është parashikuar që të zhvillohet dhe një seancë tjetër në orën 17:00.

Në Kuvend do të jenë dhe deputetët e opozitës, të cilët mungonin që nga Shkurti i vitit 2019 për shkak të djegies së mandateve. Seanca do të drejtohet nga deputetja më e vjetër në moshë Luljeta Bozo./tvklan.al